Binjaku: Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 21:21
Përmes një interviste në Ora News, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe bashkëshorten janë treguar të pamëshirshëm.
Binjaku: Ngjarjet e divorcit jo gjithmonë kanë qetë të qeta, procesi në vetvete është i vrullshëm dhe shumë traumatik, jo vetëm periudhës që i paraprin, por edhe gjatë periudhës së zgjidhjes, kemi parë se partnerët nuk bëjnë një jetë të qetë.
Në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe bashkëshorten janë treguar të pamëshirshëm. Nuk pajtohen me divorcin sepse problemet që krijojmë si shoqëri janë të një natyre kulturore dhe këndvështrimit për martesën dhe jetën familjare.