Netanyahu niset drejt SHBA-ve/ Kryeministri izraelit takim me Trump, do të kërkojë lehtësim të tarifave ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur drejt Uashingtonit për t’u takuar me Donald Trump për bisedime mbi tarifat dhe çështje të tjera.

Netanyahu u tha gazetarëve teksa hipi në aeroplan se ai ishte “lideri i parë ndërkombëtar që do takohej me Trumpin që nga vendosja e tarifave”, shkruan Reuters.

Ai shtoi se kjo tregon lidhjen e tyre personale dhe lidhjen mes vendeve të tyre, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë kohë.