Ukrainë/ Zi kombëtare për viktimat nga sulmet ruse. Macron: Rusia po tallet me propozimet e paqes
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka shprehur sot ngushëllimet familjarëve të viktimave ukrainasve për tragjedinë e shkaktuar nga sulmi rus në qytetin e Kryvyi Rih dhe vuri në dukje se veprimet e Kremlinit po tallen me propozimet e paqes.
Macron informoi ndjekësit e tij në rrjetin social X se Rusia kishte rifilluar një sërë sulmesh ajrore në qytetet e Ukrainës gjatë natës, përveç sulmit të 4 prillit në Krivi Rog, i cili vrau shumë fëmijë.
“Në këtë ditë zie kombëtare në Ukrainë, mendimet e mia janë me fëmijët dhe të gjitha viktimat civile të sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë”, tha ai.
Disa ambasada perëndimore në Ukrainë ulën flamujt e tyre më 6 prill në kujtim të të vrarëve në Kryvyi Rih.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sibiha, duke komentuar sulmin me raketa në shkallë të gjerë të Rusisë në qytetet ukrainase natën e 6 prillit, e përshkroi atë si përgjigjen e Kremlinit ndaj iniciativave të paqes të SHBA.
