ARTIZANI I SKULPTURËS! Mjeshtri Artan Mija: Të rinjtë të ruajnë zanatin e skulpturës me dorë
Artan Mija, artizani i njohur për punimet e tij të skulpturave që i krijon me dorë apelon për ruajtjen e këtij profesioni që të mos zhduket. Ai është i njohur për krijimin e modeleve të sculptures antike që shtrihen që nga epoka e gurit, duke krijuar vepra të veçanta me histori.
Artan Mija është një artizan, i njohur për punimet e tij të skulpturave të cilat i krijon me dorë.
Që nga mosha 15-vjeçare, ai është i apasionuar pas skulpturës dhe ka vazhduar ta ndjek këtë passion. Ai realizon modele të veçanta, por edhe modele antike që shtrihen që nga epoka e gurit.
Thotë se çdo vepër që krijon ka një histori të veçantë por interesin për punimet e tij e kanë më shumë të huajt.
Edhe pse është një mjeshtër i njohur dhe ka ndihmuar shumë të rinj të mësojnë këtë zanat, Artani është i shqetësuar për të ardhmen e këtij profesioni.
Sipas tij, ky profesion ka filluar të shuhet dhe po humbet nga brezi në brez, ndërsa ai ka një thirrje të fortë për të rinjtë që të mos e lënë pas dore këtë zanat të lashtë dhe të mrekullueshëm. Për të kjo punë që bën “nuk është vetëm art, është një trashëgimi që duhet ruajtur dhe zhvilluar”.

