“Lufta”, italiane për Gjadrin! Agalliu: Projekti i Melonit është dështim. Me ndryshimin e tij, diçka lëviz në favor të saj
Gazetari shqiptar Arbër Agalliu, në një lidhje direkte nga Italia me studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi ndryshimin e planit të përdorimit të kampit të ideuar fillimisht për emigrantët e paligjshëm në Itali.
“Vendimi nuk besoj se do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi edhe kthimi i dy qendrave të qëndrimit për riatdhesim, janë struktura që përdoren edhe në Itali.
Janë qendra pjesë e sistemit të menaxhimit të emigracionit dhe përdoren për të kufizuar personat që nuk kanë një leje qëndrimi të rregullt dhe që janë subjekt i një urdhri-dëbimi (espulsoje). Por kthimi i menjëhershëm, i këtyre individëve mund të mos jetë i mundur për arsye të dokumenteve, apo marrëveshjeje me vendet respektive, apo origjinës, nga këto individë kanë hyrë në territorin italian.
Ndaj nuk besoj se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Propozimi i Renzit që Gjadri të shndërrohet një burg të shqiptarëve të dënuar në Itali, është një propozim që ka gjetur hapësirë në skenën e debatit politik në Itali.
Një propozim që ka pasur pëlqim dhe mbështetje nga politikanë të tjerë, por qeveria italiane po ecën në një drejtim krejt të ndryshëm. Nuk besoj se kjo do të arrihet!
Humbja e 1 miliardë eurove, e pretenduar nga Renzi, ky është një fakt, pasi qendrat janë bosh dhe ky ëhstë një dështim i kryeministres Meloni me projektin e saj.
Është kritikuar më herët edhe nga opozita për shpërdorim të fondeve dhe parave të qytetarëve italianë, dhe kjo është një fakt. Por me ndryshimin e strukturës diçka ndryshon në favor të Melonit.
Ministri italian deklaroi mbrëmë se brenda 7-10 ditëve do të ketë një dërgesë të emigrantëve në kampet e Shqipërisë, dhe bëhet fjalë për rreth 40-44 persona që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Itali”, u shpreh ndër të tjera gazetari shqiptar.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN SHQIPTAR NË ITALI, ARBËR AGALLIU


