I dha l*ksativ foshnjës/ Dadoja franceze dënohet me 25 vjet burg

Një ish-punonjëse çerdhe në Lion, Francë, Miriam Zaouen, është dënuar me 25 vjet burg për shkak të vrasjes së një foshnjeje 11-muajshe, Lisa, duke i dhënë asaj një laksativ. Ajo u shpall fajtore nga Gjykata Penale e Rhône për “torturë ose akte barbare që çuan në vdekjen e viktimës, pa synimin për ta provokuar atë.”

Zaouen, 30 vjeçe, i kishte dhënë vajzës së vogël lëngun gërryes, duke shkaktuar vdekjen e saj. Ajo pranoi veprimin, por e mohoi që kishte dashur ta vriste fëmijën. Gjatë procesit gjyqësor, Zaouen dha disa versione të ndryshme të ngjarjes, por më në fund tregoi se, pasi kishte qëndruar vetëm tetë minuta me foshnjën, i kishte derdhur lëngun gërryes në gojën e saj sepse nuk mund të duronte më të qarën e fëmijës.

Gjykata e konsideroi veprimin si një akt barbar, por nuk e pranoi akuzën për vrasje me dashje, të cilën prokurori Gaudreau e kishte kërkuar. Ai kishte kërkuar dënim me 30 vjet burg, duke argumentuar se Zaouen e kishte vrarë fëmijën e pafajshëm me qëllim. Megjithatë, juria vendosi të dënojë 30-vjeçaren me 25 vjet burg për shkak të mungesës së provave që tregojnë që ajo e kishte pasur qëllim të vrasë fëmijën.

Avokatja e Zaouen, Julia Kopar, e justifikoi veprimin e saj duke thënë se ajo kishte arritur kufirin e qëndrueshmërisë, por theksoi se kjo nuk mund ta justifikonte aktin tragjik që ajo kishte kryer. Çështja ka tronditur opinionin publik në Francë, duke ngritur pyetje mbi stresin dhe presionin e punës së kujdesit për fëmijët dhe mbi mundësinë e abuzimit me të miturit.