Holandë/ Makina merr flakë në qendër të Amsterdamit, arrestohet shoferi (VIDEO)
Një makinë ka shpërthyer sot në sheshin e ‘Dam’ të Amsterdamit.
Autoritetet lokale dyshojnë se shoferi i ka vendosur qëllimisht flakën makinës, vetëm për të shkaktuar kaos tek kalimtarët e rastit.
Policia holandeze ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është munduar si fillim të shuajë flakët e zjarrit përpara se të arrestonte autorin.
Sheshi i ‘Damit’ është i bllokuar në këto momente, për arsye se punonjësit e policisë po vijojnë hetimet për këtë ngjarje.
???? A car exploded in Amsterdam — possible detonation
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2025
A car exploded today in the Dutch capital, according to AT5. Authorities believe the driver may have triggered the explosion himself after parking the vehicle.
The driver emerged from the burning car engulfed in flames. While… pic.twitter.com/l5ImIFJAam
