Aldos ‘nuk po i ndez’ në Big Brother, tenton të bëjë të dashuruarin me Danjën
Pasi u përpoq të krijonte debate pas studimit të hollësishëm të banorëve, Aldo nisi të kërkojë një lidhje romantike që të zgjaste qëndrimin në Big Brother, por nuk ia doli dot.
Tani ‘ka hedhur grepin’ nga Danja, ku i fliste me përulësi për shkëputjen që ai ka bërë karshi kësaj të fundit.
Banori ka thënëse arsyeja e vërtetë e shkëputjes nga Danja nuk kishte të bënte me një pëlqim për dikë tjetër, por sepse ai ka ndjenja më shumë se sa për një mike karshi saj.
“Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që do të them. Ka disa kohë që po mendoj… Po thoja më parë se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Besoj që nga momenti që jemi shkëputur, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër. Jo sepse pëlqeja Rezin apo dikë tjetër, por sepse papritur fillova të ndiej disa gjëra që s’duhej t’i ndieja ndaj teje! Gjëra që e kalojnë raportin shoqëror. Nuk e kontrolloj dot, nuk kam çfarë t’i bëj. Por edhe unë kam parë diçka nga ti… shikime të një natyre që mbase… më kupton?”
Aldo me deklaratën e tij pranoi hapur se ndjenjat e tij për Danjën nuk ishin vetëm shoqërore por ai e sheh atë si vajzën e zemrës së tij.
Vlen të theksojmë se Danja e ka bërë të ditur se është në një lidhje, gjithashtu ka treguar emrin e të partnerit të saj, Redi Xheli. Ky i fundit i ka sjellë dhurata, mesazhe dhe letra konurentes brenda shtëpisë së BBV4.
Pavarësisht kësaj, Danja është shfaqur shumë e interesuar ndaj deklaratave ‘të dashurisë’ së Aldos, sa që nisi edhe 100 pyetje në drejtim të tij.
