Seriali "Adoleshenca" - Psikologia Toçe: Prindi shqiptar nuk e pranon se fëmija i tij mund të bëjë veprime të këqija
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 09:05
Seriali më i fundit “Adoleshenca”, ka ngjallur shumë diskutime, sidomos për prindërit.
Psikologia Denada Toçe shpjegoi ndikimin e këtij filmi dhe realitetin që ai paraqet. Ajo theksoi se prindërit shqiptarë shpesh refuzojnë të pranojnë se fëmijët e tyre mund të bëjnë gabime, si bullizmi apo dhuna.
“Prindërit shqiptarë nuk pranojnë që fëmija i tyre mund të bëjë veprime të këqija. Filmi ka lënë prindërit të tronditur, prindërit nuk e shikojnë këtë realitet dhe mohojnë që fëmija i tyre mund të jetë bullist, mund të jetë dhunues, por mohohet nga prindërit”, tha Toçe duke u fokusuar në nevojën për të pranuar dhe për t’u përballuar me këto çështje të vështira.
