‘Sh*rri’ me Meri Shehun, Elton Tozaj zbulon si nisi hatërmbetja: Mora një lumë sharjesh…
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”. Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?
Por gjatë intervistës, Eltoni zbuloi dhe një hatërmbetje mes tij dhe Meri Shehut. Çfarë qëndron pas kësaj?
"Unë nuk flas me Merin, për shkak të “Big Brotherit” të Merit. Unë asgjë nuk kam thënë, thjesht Meri nuk pranonte kritika. E kush i mban mend kritikat për Merin, se kishte aq shumë saqë nuk dija nga ta nisja, nga ta bitisja."
Çfarë ndodhi pas daljes së saj nga BBV, u ballafaquat?
"Tentuam që të ballafaqoheshim këtu në Top Albania Radio, nuk e pati kurrë guximin që të vinte të ballafaqohej, në momentin e fundit i ka anuluar të treja herët. kemi rastisur vetëm në Instagram ku mora një lumë sharjesh, vetëm kaq. Më tha: “S’të vjen turp? Si më gjykon ti mua? Kush je ti? Çfarë pune bën ti?”"
