"MESAZH" ME TRITOL NË TIRANË/ Kush është personi të cilit i shpërthyen sot portën e jashtme të banesës?

Në Tiranë ka ndodhur në mesnatë një shpërthim me lëndë plasëse në portën e banesës së shtetasit Tonin Qafa, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Policia e Tiranës njofton se: “Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.