Detaje nga shpërthimi në Tiranë, pronari i banesës ishte kthyer pak muaj më parë nga SHBA! Ja ku po heton policia

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse pranë një banesë në Tiranë.

Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë Tonin Qafa, i cili ka jetuar për shumë vjet në Amerikë dhe ka tre muaj që është kthyer në Shqipëri. Në vitin 2009, ai humbi një vëlla, i cili u vra tragjikisht.

Sidoqoftë, dyshimet e policisë dhe hetimet e zhvilluara sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve që kanë lidhje me djalin e Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit.

Hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë aspekt, duke menduar se ndoshta këto konflikte janë arsyeja që ka çuar në tragjedinë që goditi familjen e tij./BW