SHBA, urim për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë uroi sot Shqipërinë me rastin e 16-vjetorit të anëtarësimit në NATO.

“Urime Shqipërisë në 16-vjetorin e anëtarësimit në NATO më 1 Prill 2009.

Së bashku mund të arrijmë paqen përmes forcës”, shkruan ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetet sociale.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009, është një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.