EMRI/ Ja kush është elektriçisti që u rrëzua nga shtylla elektrike në Kuçovë

Një elektriçist është aksidetuar sot në nën/stacionin elektrik në qytetin e Kuçovës, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se elektriçisti Viktor Koraqe, ka qënë duke punuar në njê shtyllë elektrike dhe ka rënë nga shtylla, pasi i është liruar litari me të cilin ishte lidhur për të punuar. Pas rënies, 58-vjeçari është transportuar drejt Spitali Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet spitalore bëjnë me dije se,elektriçisti ka pësuar shembje në trup dhe gjendja e tij është e mirë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

“Një ngjarje rëndë është regjistruar rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë yshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç. 58-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.