Siguria ushqimore, Panariti: Vendet e treta konsideroheshin me risk të lartë, rregulli u ndryshua

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se më përpara vendet e treta konsideroheshinb vende me risk të lartë përsa i përket importit të ushqimit.

Panariti: Kontrolli i cilësisë dhe sigurisë së produktit që hyn në territorin e Shqipërisë është përgjegjësi e autoriteteve shqiptare.

Me këto praktika që kishim instaluar në atë kohë që vendet e treta ne i konsideronim vende me risk të lartë dhe kishim të detyruar që të gjithë kontejnerët që vinin nga këto vende nuk lejoheshin që të futeshin në treg, rrinin në kontejner në pritje të analizave.

Vetëm pas përfundimit të analizave, inspektori përkatës autorizonte futjen në treg.

Për fat të keq ky rregull u ndryshua me një amendim.

Pra u fut ajo që quhet vlerësim i riskut.

Nga këto vende nuk hyn vetëm Salmonela, por edhe infeksione të bartura me ushqimin.