Në Gjadër do aplikohet ligj evropian/ BE dritë jeshile Italisë për të sjellë emigrantët në Shqipëri
Bashkimi Evropian i jep drite jeshile Italisë për të sjellë në kampin e Gjadrit emigrantë të paligjshëm në pritje të riatdhesimit pas refuzimit të kërkesës për azil.
Brukseli thotë se do të ndjekë nga afër zbatimin e marrëveshjes mes Tiranës e Romës, pas ndryshimeve të destinacionit të kampit përmes një dekreti të qeverisë Meloni tha Zëdhënësi i Unionit për Çështjet e Brendshme.
Markus Lammert, theksoi se qendra do të funksionojë bazuar në ligjin kombëtar italian, çka përputhet me ligjin evropian, ndaj nuk ka asnjë pengese.
“Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit për këtë dekret dhe për qendrën në Shqipëri. Ligji kombëtar Italian do të aplikohet për këtë qendër, siç ka qenë rasti deri më tani sa i përket kërkesave për azil. Në thelb, kjo është në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian. Do të vazhdojmë që të monitorojmë zbatimin e protokollit dhe udhëzimet e reja, duke qëndruar në kontakt me autoritetet italiane.
I pyetur për qëndrimin e BE për zgjidhje të tilla të cilësuara innovative për çështjen e emigrantëve ai theksoi qëndrimin për vendet anëtare të UNIONIT
“Sa i përket zgjidhjeve inventive, kemi thënë se BE-ja është e gatshme t’i shqyrtojë ato, por gjithmonë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave themelore”
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërkohë e cilësoi modelin e Shqipërisë një sukses dhe tha se ai po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje.
Në një video-mesazh në samitin për Sigurinë Kufitare në Londër, ku u përfaqësua edhe Shqipëria, Meloni tha se modeli fillimisht I kritikuar është pranuar tashmë si një shembull I mirë
Ministri i Brendshëm shqiptar në samit theksoi rezultatet sipas tij konkrete të operacioneve, të ekipeve të përbashkëta hetimore kundër emigracionit të paligjshëm
Qeveria italiane ndryshoi funksionimin e qendrës së Gjadrit, ndërsa pret Gjykata Evropiane e Drejtësisë të vendosë për çështjen e ndalimit dhe mbajtjes aty të emigranteve në pritje të vendimit për azil, për shkak të debatit për cilësimin e vendeve të sigurta.
