Aksident i shumëfishtë në autostradën Lushnje-Vlorë, përplasen 7 makina, tre të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 16:21
Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë vendit të quajtur Kthesa e Pojanit.
Në aksident janë përfshirë 7 automjete, njëra prej të cilave taksi.
Për pasojë tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia në rrugë dhe lagështira, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
