Sarandë, burri plagos bashkëshorten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 18:53
Një person ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr.4 të qytetit, ku ka mbetur e plagosur me thikë në bark Miranda Budini.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku, teksa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.