Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, 9 të plago*ur

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Spanjës në një minierë qymyri.

Sipas mediave të huaja kanë mbetur të plagosur të paktën nëntë persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Gjithashtu  dyshohet se dy persona kanë humbur jetën, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për të nxjerrë nga rrënojat të bllokuarit.