Stuhitë bllokojë Kanadanë! Mbi 300 mijë pa energji elektrike! Bllokohen rrugët, dëme në infrastrukturë

Stuhia e akullt që goditi Kanadanë në fundjavë ka lënë shumë zona saj në vështirësi. Afro 300 mijë qytetarë mbetën pa energji elektrike teksa paralajmërimet e rrezikut për shkak të motit do të jenë aktive deri të martën.

Një stuhi akulli goditi Kanadanë gjatë fundjavës duke shkaktuar problem të mëdha në qarkullim dhe furnizimin me energji elektrike. 

Më shumë se 300,000 kanadezë u përballën me ndërprerje të vazhdueshme në mes të temperaturave të ftohta të vendit.

Qyteti që u prek më shumë ishte Orillia në Ontario, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë.

Shumë rrugë mbetën të bllokuara nga pemët që u rrëzuan. Dëmtime u panë edhe në infrastrukturën publike e private.

Kjo është një situatë shumë serioze me kushte të rrezikshme rrugore, pemë të rrëzuara dhe linja hidro, dhe dëmtime në infrastrukturën publike dhe private, thanë zyrtarët.

Situata është parashikuar problematike dhe e rrezikshme deri ditën e martë ndërkohë që edhe shkollat e kopshtet janë mbyllur për efekte sigurie deri në një njoftim të dytë.

Kanadaja ka kushte atmosferikë të ndryshme në shumë vende të saj për shkak të territorit të madh që pas Rusisë, është vendi me më shumë sipërfaqe në Tokë.