Tronditet politika franceze/ Marine Le Pen dhe 8 eurodeputetët shpallen fajtorë për përvetësim të parave nga PE-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2025, 11:20
Liderja e Ekstremit të Djathtë në Francë, Marine Le Pen dhe tetë eurodeputetë u shpallën fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së.
Por dënimet e tyre do të raportohen individualisht, thonë mediat franceze.
Vendimi u morr nga Gjykata e Parisit. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, ku nuk u lejua asnjë kamer apo regjistrime audio në sallën e gjyqit.
Parlamenti Evropian vlerësoi se fondet e supozuara të përvetësuara arrinin në rreth 7 milionë euro.

