Tërmeti/ Kryeministrja e Tajlandës: Çarjet që shkaktuan evakuimin e ndërtesave ishin paraekzistuese

Kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra shkroi në mediat sociale se çarjet që kishin shkaktuar evakuime ishin “paraekzistuese”. Ajo gjithashtu u bëri thirrje pronarëve të ndërtesave që të inspektojnë urgjentisht ndërtesën për të përcaktuar qartë nëse çarjet janë të vjetra, ekzistuese apo të reja.

“Vendimi për evakuimin e çdo ndërtese është në diskrecionin e çdo organizate, megjithatë ne kërkojmë që çdo vendim i tillë të komunikohet qartë dhe të bazohet në informacione të verifikuara nga burime zyrtare të qeverisë”, tha ajo.

Ndërsa pasgoditjet janë raportuar në Myanmar, Paetongtarn tha se sipas shkencëtarëve, këto nuk kanë ndikim në Tajlandë. Deri më tani rreth 1700 njerëz janë konfirmuar të vdekur, përfshirë Mianmarin.

Ndërkohë OBSH ka bërë apel për ndihmë lidhur me tërmetin shkatërrues që u regjistrua pak ditë më parë në Mianmar ku humbën jetën rreth 1700 persona dhe u plagosën 3400 të tjerë. Në një reagim zyrtar OBSH thotë se duhen mbledhur urgjent 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Mianmarit.