Trump: Grenlanda është një pikë kyçe për sigurinë ndërkombëtare, nuk më pëlqen ta them por ne duhet ta marrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 18:20
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Grenlanda është një pikë kyçe për sigurinë ndërkombëtare.
Trump theksoi se ishulli i nevojitet SHBA-së, për prespektivën mbrojtëse dhe sulmuese.
Ai shprehu se nuk dëshiron t’ia heqë pavarësinë Grenlandës, por sipas tij, marrja e ishullit është e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë ndërkombëtare.
Ne kemi nevojë për të. Duhet ta arrijmë atë.
Ky është një ishull që na nevojitet nga një perspektivë mbrojtëse dhe sulmues.
Unë e urrej ta them, por ne do të duhet të marrim”, tha Trump.
