Ngjarja e rëndë, 43-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 10:43
Fabjol Hysi, i cili u sulmua brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë pranë xhamisë së Lushnjës, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndëtësore në Spitalin e Traumës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 20 marsit.
Ata e kanë goditur 43-vjeçarin me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.
Autorët, ku njëri prej të cilëve është lënë në burg (Irdi Nasufi) dhe tjetri me masën detyrim paraqitje (Enea Korreshi), kanë dëshmuar se 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit-pasi ai është shurdhmemec.
Policia e Lushnjës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

