EMRAT/ Plagosja në Kamëz, policia shpall në kërkim dy kushërinjtë

Policia e Kamzës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e 38-vjeçarit Redi Vata me sende të forta.

Personat e shpallur në kërkim janë Marjo Boja dhe Ersjon Boja, kushërinj me njëri-tjetrin.

“Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar”, lexohet në njoftimin e policisë.

"Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “OSBE”. U identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. 

I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit," thuhet në njoftim.