VIDEO/ Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në d*presion

Gjatë darkës së djeshme me Eglin, Gjesti rrëfeu për një lidhje të tij romantike jashtë shtëpisë.

Banori ka treguar një rast ekstrem, momentin kur partnerja e tij tentoi të hidhej nga çatia.

Këtë rast artisti e përmendi pasi sipas tij sjelljet e saj ngjasojnë shumë me ato të Eglit.

Gjesti: Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thash do më mbetet në dorë. Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua përgjegjësia. Hyra në depresion dhe ato simptomat e tua, duke i hyrë shumë thellë ishin të njëjtat.

Egli: Kisha 20 vetë që i haja me dhëmbë për budalliqet që bëje ti. Prit ore se është presion i madh.