“Rame, ku i ke shokët?” Eksperti: Nga dissi Rama-Basha, përfituesi më i madh Unikkatili. Ja kush është më i klikuari! Kandidatët e PS po përdorin "TikTok"-un
Teksa fushata elektorale po bëhet gati për t’u futur në zonën e nxehtë liderët politikë kanë intensifikuar mesazhet për publikun jo vetëm përmes takimeve fizike, por edhe përmes komunikimeve virtuale me ndjekësit e tyre në platformat sociale.
Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Besmir Semanaj, në një intervistë për “Ora News” zbuloi ecurinë e politikanëve më të klikuar në rrjete.
Semanaj theksoi se Rama dhe Berisha gjenden në të njëjtat nivele që kanë pasur më përpara, ku Rama është dy fish më i klikuar se Berisha.
Eksperti theksoi se nga ana tjetër, rritje kanë pësuar krerët e partive të vogla, ku ndër ta më i suksesshmi duket se është kreu i euroatlantikëve Lulzim Basha.
Semanaj tha se komunikimi që kanë nisur prej pak ditësh Basha dhe Rama është një gjetje elektorale, pasi duket se replikat mes tyre kanë fituar vëmendjen e publikut në rrjetet sociale.
Por tha ai, më i fituari nga kjo betejë në distancë është vetë këngëtari Unikkatili, pasi ka shtuar kuriozitetin tek njerëzit për këngët që ai ka bërë dhe që i referojnë mes tyre Rama dhe Basha.
Po ashtu, eksperti Semanaj vlerësoi se Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj janë përdorues shumë të mirë të platformave sociale, por mbetet për t’u parë ecuria e tyre në momentin kur motorrët e fushatës të ndizen në maksimum.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E IT, BESMIR SEMANAJ

