Ndeshja ndaj Andorrës/ Tafaj: Nëse shënojmë shpejt, gjithçka mund të bëhet e lehtë

Ish-futbollisti, Alban Tafaj në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se ndaj Andorrës, Shqipëria duhet të shënojë shumë shpejt pasi më pas do bëhet gjithçka më e lehtë.

Tafaj: Normal kjo është ndeshja jonë.

Nëse ndeshjen e parë Anglia e kishte si detyrim për të qenë kokë grupi dhe për vlerat e asaj skuadre që ta fitojë ndeshjen me ne, atëherë gjithë presioni tashmë kalon tek ndeshja jonë atë që kemi përballë Andorrës.

Sepse është kundërshtari që ne mendojmë që të marrim pikët e plota që të fitojmë që sot dhe pse jo edhe në ndeshjen e ardhshme. Kemi një skuadër goxha të përgatitur.

Kemi vërtet lojtarë me cilësi.

Është ndeshje e vështirë por mund të bëhet e lehtë nëse shënojmë shumë shpejt.

Nëse shënojmë shpejt do bëhet gjithçka e lehtë.

Andorra është një skuadër që vetëm të prish punë dhe problematike.

Nuk është skuadër që mund të na vej në pozitë ne gjatë gjithë kohës.