FOTO-LAJMI/ Tifozi shqiptar me fytyrën kuqezi para ”Wembley”-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 19:57
Këtë mbrëmje Shqipëria luan duelin e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Anglisë. Në mitikun “Wembley” pritet të jetë një numër i madh tifozësh shqiptar.
Në rrugët e Londrës, ka filluar të ndihet atmosfera nga tifozët kuqezi, teksa shumë prej tyre kanë veshur fanella dhe flamuj shqiptarë.
Sakaq një tifoz shqiptar i cili ka pikturuar shqiponjën në fytyrë, ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe të tifozëve që po grumbullohen.


