Vinicius shpëton Brazilin në minutën e fundit! Peru - Bolivi spektakël golash, Panamaja eliminon SHBA-në
Vinicius i ka dhuruar fitoren Brazilit në minutën e fundit duke mposhtur Kolumbinë. Fitore shënuan dhe Bolivia dhe Paraguaji. Ndërkaq Panamaja eliminoi nga National League SHBA -në
Brazili ka dhënë një tjetër shenjë force në rrugën drejt Botërorit 2026, duke mundur Kolumbinë 2-1 në një sfidë dramatike dhe të mbushur me emocione.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, kur Raphinha shndërroi në gol një penallti. Kolumbia reagoi me vendosmëri dhe barazoi në fundin e pjesës së parë përmes Luis Diaz, që finalizoi bukur një asist të James Rodriguez.

Kur gjithçka dukej e mbyllur me një barazim, arbitri akordoi 10 minuta shtesë, dhe pikërisht në sekondat e fundit të ndeshjes, Vinicius Junior lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, që mposhti portierin kolumbian dhe i dha fitoren Brazilit.
Në një tjetër takim të rëndësishëm të kualifikueseve në Amerikën e Jugut, Paraguaji i Antonio Sanabria-s fitoi 1-0 ndaj Kil-it të Guillermo Maripan, në një duel simbolik mes dy “torinezëve”. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Alderete në minutën e 60-të.
Spektakël u pa edhe në përballjen mes Perusë dhe Bolivisë, e cila përfundoi 3-1. Vendasit vendosën fatet e takimit që në pjesën e parë, me golat e Polo-s dhe legjendës Paolo Guerrero.
Bolivianët rikthyen shpresat me një penallti por në fund Flores vulosi gjithçka duke rikthyer epërsinë prej dy golash për Perunë.
Ndërkohë, surpriza vjen nga Panama, që eliminon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, falë një goli vendimtar të Waterman në minutën e 93-të.
Nën drejtimin e Mauricio Pochettino-s, SHBA-të zhgënjejnë, pavarësisht një performance të mirë nga dy juventinët Weston McKennie dhe Timothy Weah si dhe Yunus Musah e Christian Pulisic të Milanit
Në finalen e Nations League, Panama do të përballet me Meksikën, që mposhti Kanadanë me rezultatin 2-0 falë një dopiete të sulmuesit të Fulham, Raul Jimenez – në gol që në sekondën e 47-të dhe sërish në minutën e 75-të me një goditje dënimi fantastike. Finalja e madhe do të jetë Meksikë–Panama, ndërsa SHBA dhe Kanada do të ndeshen për vendin e tretë.


