VIDEO/ Shqiptarët “ndezin” rrugët e Londrës me daulle, anglezët i bashkohen në valle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 17:51
Teksa Kombëtarja shqiptare po përgatitet të nisë rrugëtimin e saj në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ndeshet me Anglinë, shqiptarët kanë nisur atmosferën e tyre në rrugët e Londrës.
Me daulle, këngë e valle, ashtu siç e do tradita, tifozët shqiptarë po e përgatisin këtë takim me festë.
Kësaj feste i janë bashkuar gjithashtu dhe vetë anglezët, me disa prej tyre që janë futur në valle, duke kërcyer së bashku me shqiptarët.
Sfida do të startojë në orën 20:45.
VIDEO:
https://streamin.one/v/462afb5c
