Ndeshja Angli-Shqipëri/ Një njohje e vjetër për ''Tre Luanët'', ja kush është arbitri që gjykon kuqezinjtë

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në transfertë.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë në “Wembley” në orën 20:45.

Një përballje shumë e rëndësishme për ekipin e Sylvinhos, që do të tentojë në Londër të marrë një rezultat pozitiv.

UEFA ka vendosur që këtë sfidë ta gjykojë një arbitër spanjoll.

Alejandro Hernandez i është besuar kjo përballje, i cili do të ndihmohet nga Jose Naranjo dhe Diego Sanchez Rojo.

Ndërkohë arbitër i 4-të do të jetë Alejandro Muniz Ruiz, teksa VAR-i do të jetë në dorën e Cesar Soto Grado dhe në AVAR është Valentin Gomez.

Një arbitër mjaft i njohur në Spanjë dhe në arenën ndërkombëtare, duke gjykuar një sërë sfidash në karrierën e tij.

Për kuqezinjtë, kjo do të jetë hera e parë që do të gjykohen nga kryesori 42-vjeçar, ndërsa për anglezët, Hernandes është një njohje e vjetër.

Ndeshja Angli-Shqipëri/ Një njohje e vjetër për