Makinat bëhen copash në aksin Fier-Seman, dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 19:53
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier- Seman në rrugën Hoxharë e vjetër.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por raportohet se dy automjetet e përfshira në aksident janë shkatërruar plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut.

