Duan mundësi të barabarta/ Integrimi dhe mbështetja, sfidat e fëmijëve me sindromën Down
Integrimi i plotë në shoqëri dhe tejkalimi i kufizimeve mbeten sfidat e fëmijëve me Sindromën Doën.
Themeluesja e Fondacionit Doën Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, në një intervistë per Ora News, rrëfen për punën që po bëjnë për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët.
‘’Kërkojmë sisteme mbështetëse më të mira. Shërbimet e ndërhyrjes në moshë të hershme janë të nevojshme.
Më emergjente ndër shërbimet është sepse mbi moshën 18 vjeç nuk ke shërbime fare’’.
Zaimi thekson se një nga kërkesat kryesore është informimi dhe edukimi.
Për të është e domosdoshme të krijohen më shumë mundësi për integrimin e këtyre fëmijëve në mjediset edukative dhe sociale.
‘’Kërkojmë investim në arsim përfshirë arsim profesional’’.
Kërkesa nevoja për mbështetje më të madhe nga shteti.
Zaimi thotë se me angazhimin e vazhdueshëm të individëve dhe organizatave shumë fëmijë dhe të rinj me Sindromën Down do të kenë mundësinë të arrijnë potencialin e tyre dhe të jetojnë një jetë me mundësi.
