Kryepiskopi i Britanisë së Madhe uron zgjedhjen e Joanit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Kryepiskopi i Thiatires dhe Britanisë së Madhe, z. Nikita, Kryetar i Konferencës së Kishave Evropiane (KKE), uron Mitropolitin e Korçës, Joanin, për zgjedhjen e tij si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
"Marrim pjesë në gëzimin tuaj ndërsa merrni përsipër këtë përgjegjësi të shenjtë dhe lutemi për bekimet e bollshme të Zotit në shërbesën tuaj", thuhet në letrën e Kryetarit të KKE-së drejtuar udhëheqësit të sapozgjedhur kishtar.
Kryepiskopi Nikita konfirmoi besimin thellësisht të rrënjosur të komunitetit ortodoks shqiptar. "Jemi të sigurt se nën udhëheqjen tuaj, Kisha në Shqipëri do të vazhdojë të lulëzojë, duke u rritur në unitet, forcë dhe dashuri për Krishtin dhe për njëri-tjetrin".
KEK pret me padurim bashkëpunimin e saj me Kryepiskopin e ri.
"Udhëheqja juaj do të jetë një aset i paçmuar jo vetëm për Kishën Ortodokse, por edhe për lëvizjen më të gjerë ekumenike. Besojmë se, përmes bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët, KEK dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojnë të ndërtojnë ura besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis të krishterëve".
Zoti ju dhëntë urtësi, durim dhe forcë ndërsa udhëheqni besimtarët në Shqipëri dhe më gjerë".

