Angli-Shqipëri/ Mërgjyshi: Ndeshje e madhe, ''Tre Luanët'' favoritë por ne do kemi shanset tona
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 17:14
Trajneri i futbollit, Artan Mërgjyshi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora Neës u shpreh se të gjitha faktorët flasin për Anglinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Mërgjyshi: Është një ndeshje e madhe.
Dihet se favorite është Anglia.
Anglia ka shumë lojtarë të mëdhenj.
Është prezantimi i parë i trajnerit të huaj i cili do të bëjë paraqitje dinjitoze para publikut.
Edhe ne do kemi shanset tona.
Kemi lojtarë që kanë cilësi të mira individuale.
Patjetër që do kemi mundësitë tona në këtë ndeshje.
