Ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Malit të Zi, ndërron jetë në moshën 43-vjeçare
Futbolli malazez në zi për ndarjen nga jeta të Andrija Delibasic, ish-sulmues të kombëtares së ‘Sokolave’.
Ish-lojtari i Partizan Beogradit, Benfica-s, Braga-s, AEK-ut të Athinës (ku sfidoi Milanin në Champions League), Real Sociedad-it dhe Rayo Vallecano-s, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.
Ai vuante prej një tumori në tru, i cili iu diagnostikua në 2023 dhe ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi Federata Malazeze e Futbollit, e cila në një komunikatë zyrtare shkroi:
"Andrija Delibasic u nda nga jeta sot pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Ai ishte pjesë e një brezi të madh që formoi kombëtaren tonë më të mirë, duke regjistruar 21 paraqitje dhe duke shënuar gjashtë gola me fanellën e Malit të Zi."
