FORMULA 1 NË ZI! Një nga emrat më të mëdhenj të garave ndërron jetë

Eddie Jordan, ish-pronari karizmatik i ekipit Jordan Grand Prix dhe analist televiziv, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Në karrierën e tij futi në garën e shpejtësisë Michael Schumacher-it, ndërsa përgjatë fiteve arriti katër fitore të mëdha para se të shiste ekipin në 2005.

Ish-pronari i ekipit Jordan të Formula 1 dhe analisti televiziv, Eddie Jordan, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ishte familja e tij që konfirmoi lajmin për ndarjen nga jeta të irlandezit në orët e para të mëngjesit të 20 marsit 2025 në Cape Town, pas një beteje me kancerin.

Jordan u bë i njohur për karakterin e tij të drejtpërdrejtë dhe plot humor, duke qenë një nga figurat më të veçanta në botën e garave automobilistike. Ai themeloi ekipin Jordan Grand Prix në vitin 1991, një skuadër e pavarur që arriti katër fitore të mëdha në Formula 1 gjatë 15 viteve të saj në këtë sport.

Jordan kishte dhënë shansin e parë në Formula 1 disa pilotëve të mëdhenj, përfshirë Michael Schumacher dhe Damon Hill. Ishte ai që i dha Schumacherit debutimin e tij në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991, përpara se piloti gjerman të kalonte menjëherë te ekipi Benetton.

Në vitin 1998, ekipi Jordan arriti fitoren e parë historike në një garë të çmendur dhe të lagësht në Belgjikë, me Damon Hillin që triumfoi. Heinz-Harald Frentzen solli dy fitore të tjera për ekipin në 1999, duke qenë përkohësisht në garë për titullin.

Fitorja e fundit e skuadrës erdhi në vitin 2003 në Brazil, me Giancarlo Fisichella, në një garë të kaotike me shi, ku fillimisht fitorja iu dha Kimi Räikkönen, por më pas Jordan arriti të provonte se rezultati duhej t’i takonte italianit.

Pas shitjes së ekipit të tij në vitin 2005 te biznesmeni ruso-kanadez Alex Shnaider, skuadra ndryshoi disa herë emrin, duke u bërë fillimisht Midland, më pas Force India, Racing Point, dhe sot është Aston Martin.

Pas shitjes sw ekipit ai u bë komentator i njohur për BBC Sport dhe më pas për |Channel 4”.