Përballja Kroaci-Francë, denoncimi i ‘L'Equipe’: Nuk do të funksionojë ‘goal line techonology’

Sot në mbrëmje zhvillohen ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve: Holandë-Spanjë, Danimarkë-Portugali, Itali-Gjermani dhe Kroaci-Francë.

Dhe është pikërisht për ndeshjen që luhet në Split vjen një denoncim i rëndë nga gazeta franceze ‘L'Equipe’.

Sipas raportimeve të gazetës, ndeshja do të luhet pa ndihmën e teknologjisë për vijën e golit për shkak të kushteve të dobëta të stadiumit ‘Poljud’, në Split.

Kjo lloj teknologjie, në fakt, nuk konsiderohet e detyrueshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të kostos së saj të lartë, që nuk mund ta mbulojnë të gjitha stadiumet.

Nuk është hera e parë që Franca përballet me një situatë të tillë.

Më 21 nëntor 2023, në Athinë, gjatë kualifikueseve për Euro 2024, Greqia dhe Franca barazuan 2-2.

Një gol i Kingsley Coman u anulua në fund të ndeshjes, kur topi kaloi vijën e golit.

Ky gabim nuk kishte pasoja për ekipin e Deschamps, që kishte siguruar kualifikimin.