Tragjedia në RMV/ Softa: Ngjarje e paralajmëruar, diskoteka nuk plotësonte kushtet minimale të sigurisë

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se diskoteka në Maqedoninë e Veriut ku ndodhi tragjedia me 59 viktima nuk plotësonte as kushtet minimale të sigurisë.

Softa: Një bilanc lufte. Të mendosh se kjo ka ndodhur vetëm në një diskotekë, në një sipërfaqe të vogël dhe për shumë arsye ndodhi ajo ngjarje.

Ngjarje të cilat janë të paralajmëruara për shkak të problematikave që kanë.

Por ngjarje të cilat duhet të marrin vëmendje të veçantë jo vetëm brenda atij shteti por edhe në vende të tjera.

Të gjitha ato ambiente publike ku kërkohet patjetër të standartizohet siguria publike.

Edhe atje ndodh i njëjti fenomen që ndodh kryesisht në hapësirën ballkanike.

Dhe kjo e bën të trishtueshme këtë ngjarje edhe në nivelin e korrupsionit, deri ku ka vajtur korrupsioni.

Se si disa ambiente që janë si një hambar po e quajmë apo një ambient që tregtohej lëndë të tjera përshtatet për diskotekë ku nuk plotësone kushtet minimale të sigurisë.