Zgjedhja e kryepeshkopit të Kishës Ortodoke Autoqefale të Shqipërisë/ Vjen urimi i kryeministrit grek Mitsotakis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 21:00
Kryeministri grek Mitsotakis ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodoke Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, me anën e një telefonate.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, me anën e një postimi në Platformën X, ku Kyriakos Mitsotakis deklaron:
“Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.
Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotkis.
