Tragjedia e Koçanit, ministri Taravari në “Ora News”: Bilanci është i rëndë, ja gjendja e të lënduarve! Fqinjët reaguan menjëherë
Vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe pranim dhe dhënie të mitos – këto janë dy veprat penale për të cilat dyshohen 14 të arrestuarit për momentin për tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 persona.
Deri më tani 51 persona të lënduar nga tragjedia e tmerrshme në diskotekën PULS në Koçan janë dërguar për mjekim jashtë Maqedonisë së Veriut.
Për të kuptuar më shumë mbi ngjarjen që tronditi jo vetëm shtetin fqinj mëngjesin e së dielës, në një intervistë për “Ora News”, ministri i Shëndetësisë në RMV, Arben Tavari solli një panoramë mbi pasojat e që shkaktuan flakët në Koçan.
“Të dielën në mëngjes kishte një tragjedi ku humbën jetën plot 59 persona dhe një shofer i ambulancës që shpëtoi të plagosurit e parë fatkeqësisht ndërroi dje jetë duke e çuar në 60 viktima.
Të plagosur dhe të lënduar anë 165 pacientë të cilët kanë marrë, prej të cilëve 89 janë trajtuar në Maqedoni dhe 76 pacientë janë dërguar për kurim jashtë vendit. Fatmirësisht në këtë fatkeqësi, shumica e këtyre pacientëve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rreth 20 prej tyre gjendja e të cilëve është pak më kritike.
Sot vizitova 5 pecientët që janë në gjendje më kritike në dy spitalet e Selanikut (Greqi), ku në spitalin civil gjenden 3 më kritikët për jetë dhe në spitalin ushatarak gjenden dy pacientët e tjerë dhe tani po shkoj në Sofje të Bullgarisë, ku 8 pacientë janë gjithashtu në gjendje kritike. Kështu që besoj dhe shpresoj që stafet mjekësore të vendeve fqinje po japin maksimumin e tyre dhe këtry dy ditët e para që ishin më të rrezikuar duket se i kanë kaluar me sukses.
Ditën e diel kur ndodhi ngjarja ishin ministrat e Bullgarisë dhe Shqipërisë që paraqitën gadishmërinë për përkrahje. Strategjia jonë ishte që të gjithë pacientët e Koçanit t’i sillnim në Shkup ndërsa ata më të lënduarit i dërguam jashtë shtetit”, u shpreh Taravari.
Po a ka kjo ngjarje një fajtor?
“Tani për tani arsyeja për zjarrin po hetohet dhe organet kompetente do të dalin në një rezultat përfundimtar të hetimeve, dhe deri tani të arrestuar janë rreth 20 persona.
Me siguri ka diçka që në sistem është e kalbur dhe uroj që këto probleme të dalin dhe të merren masa, ndaj duhet t’ia lëmë organeve të drejtësisë zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, u shpreh ministri Taravari.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MINISTRIN E SHËNDETËSISË NË RMV ARBEN TARAVARI


