Autoriteti Palestinez: Duhet veprim ndërkombëtar për të kundërshtuar Izraelin
Autoriteti Palestinez bëri thirrje për një veprim ndërkombëtar të martën për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, pas bombardimeve vdekjeprurëse të natës.
Mahmoud Abbas, presidenti i këtij autoriteti që ushtron kontroll të kufizuar mbi Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri thirrje për t’i dhënë fund “agresionit” izraelit kundër Rripit të Gazës.
Po ashtu kryeministri i tij, Mohammad Mustafa, bëri thirrje për “një veprim ndërkombëtar më të fortë dhe më efektiv për t’iu kundërvënë Izraelit” për t’i dhënë fund sulmeve që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 413 personave.
Të paktën 413 persona u vranë apo u zhdukën nga sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës në pesë orët e fundit, pas shkeljes së armëpushimit.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Qeverisë në Gaza thuhet se Izraeli vazhdon të kryejë gjenocid ndaj civilëve, duke shpërfillur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza dhe duke shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe humanitare.
