Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton kandidatët e partive, ja renditja e partive në fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar në mbledhjen e sotme listat e kandidatëve për deputet për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka në përbërje subjekte të tjera opozitare si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PDIU, PBDNJ dhe të tjera.

Përveç koalicionit opozitar, KQZ miratoi edhe listat shumë-emërore të subjekteve Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Partia Lëvizja Atdheu.

Listat shumë-emërore të miratuara sot janë të subjekteve zgjedhore si më poshtë:

-Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

-Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

-Partia Lëvizja Atdheu

Renditja e partive në fletën e votimit:
1. Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Levizja Bashke
3. Levizja Atdheu
4. Partia Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6.Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate