Olli: Listat e kandidatëve të partive për zgjedhjet e 11 majit nuk kishin ndonjë risi

Përmes një interviste në Ora News, analisti dhe gazetari Leonard Olli tha se listat për kandidatë në zgjedhjet e 11 majit nuk kishin ndonjë risi.

Olli: Në shqipëri sa i takon ngarkesës politike është se është gjithë kohës, duke errësuar pjesët e tjera. Kjo atmosferë shfaqet në tipin e tifozerisë dhe sa më shumë e ngarkuar të jetë aq më e lodhur është pjesa gri e elektoratit.

Shqiptarët kanë kuptuar se fatet e tyre varen nga politika. Në vendin tonë duke qenë një vend i vogël, kjo bëhet edhe e shpejtë dhe për këtë arsye, në vendin tonë votojnë diku rreth 80% e popullatës që jeton në vendin tonë, pasi numërimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është i konsiderueshëm. Edhe listat në vetvete nuk përbënin ndonjë risi.