Takimi në Dukat, Leskaj: Entuziazmi i banorëve fisnikë të kësaj zone dëshmon ndryshimin që meriton vendi mbas 11 Majit

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj së bashku me Kryetarin e PD Vlorë Hysni Sharra, kandidatët për deputetë Atird Hoxha dhe Selaudin Neloj zhvilluam një takim me banorët e fshatit Dukat.

Sipas një postimi të Leskajt në rrjetet sociale, gjatë këtij takimi prezantuam kandidatin e zonës Selaudin Neloj, qytetar model e përfaqësues i denjë i gjithë zonës së Dukatit, Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit.

Sot, më 16 mars 2025, së bashku me Kryetarin e PD Vlorë z.Hysni Sharra, kandidatët për deputetë z.Atird Hoxha dhe z.Selaudin Neloj zhvilluam një takim me banorët e fshatit Dukat.

Gjatë këtij takimi prezantuam kandidatin e zonës z.Selaudin Neloj, qytetar model e përfaqësues i denjë i gjithë zonës së Dukatit, Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit.

Entuziasmi i banorëve fisnikë të Dukatit dëshmon ndryshimin që meriton vendi mbas 11 Majit. Burrat e mençur, fisnikë të Dukatit theksuan mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe djalit e përfaqësuesit të tyre z.Selaudin Neloj.