“Ethet” e “11 majit”, Rama mbledh kandidatët e Tiranës: Nuk duhet ta humbasim trenin e BE-së
Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit e të Partisë Socialiste e ka nisur ditën e parë të javës me një takim që në orët e para të mëngjesit duket prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës që do të garojnë në zgjedhjet parlkamentare të 11 majit.
Fjalën e hapjes e mbajti Ogerta Manastirliu, bashkëdrejtuese e PS për Tiranën, e cila theksoi se prej muajit shtator dhe deri tani ka qenë një periudhë intensive takimesh dhe opinionesh për përfaqësinë e garës në qarkun e Tiranës.
Bashkëdrejtuesja e Partisë Socialiste për Tiranën, Elisa Spiropali tha sot se në zgjedhjet e 11 majit, sfida jonë historike është mandati i katërt i PS-së, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në takimin që u zhvillua në Tiranë, me kandidatët e PS për qarkun e Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ajo vlerësoi punën e deputetëve aktualë, teksa tha se, “PS është një mjet për të transformuar Shqipërinë. Nga 2013 deri më sot kemi bërë ndryshime epokale që nga trefishimi i të ardhurave, rritja e pagave dhe rilindja e infrastrukturës rrugore, arsimore e në çdo drejtim të jetës”.
“Aspirata jonë është që në dy vitet e ardhshme ne mbyllim negociatat dhe brenda kësaj dekade të jemi pjesë e familjes europiane me të gjitha detyrimet dhe përfitimet që ka ky anëtarësim”, tha Spiropali.
Ajo vuri në dukje se, “përbërja e kësaj skuadre, kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, dhe kanë qenë aty gjithmonë për PS dhe qytetarët shqiptarë për t’iu përgjigjur jo vetëm thirrjes që kanë marrë me votë”.
“Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët. Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS”, u shpreh Spiropali.
Rama u shpreh se nuk duhet ta humbasim trenin e BE-së dhe vetëm kur të hymë në BE, vijoi ai, nuk do të ketë rëndësi kush qeveris këtu.
EDI RAMA: “Kemi një skuadër që sot i jep të gjithëve mundësi të zgjedhin. Ndryshe nga herët e tjera kemi një karakteristikë të rem të shumëpritur për mua personalisht, që në skuadrën e 11 majit kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë kanë parë se sa pa lidhje dhe sa e kotë është të besosh se mund të bijë diçka e mirë për vendin e njerëzit duke dalë për të kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh.
Është e mirëpritur sepse besoj se PS është më e gjerë se perimetri i anëtarësisë dhe është shumë më e gjerë se shumëkush brenda nesh e percepton duke harruar që në fund të ditës ne jemi këtu mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve që me votën e diasporës mund të shkojnë në 1 mln.
E pamundur të mos përpiqemi që këtë forcë t’ua vëmë në dispozicion të gjithëve pavarësisht dallimeve.
Nuk ka pasur zgjedhje të tjera me një peshë gjeopolitike si kjo. Për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërinsë në BE është reale dhe e prekshme. Është hapur një dritare që nuk do të qendrojë e hapur përgjithmonë. Treni i historisë kalon para nesh dhe ne duhet të jkemi të vetëdijshëm që ndalon shumë pak në stacion".
Kandidatët e Qarkut Tiranë të Partisë Socialiste
LISTA E MBYLLUR
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erjon Malaj
LISTA E HAPUR
Andi Seferaj
Anila Denaj
Antonela Dedej
Arben Pëllumbi
Blendi Gonxhe
Blendi Sulaj
Blerina Gjylameti
Edlira Dyrmishaj
Eldi Çepeli
Endrit Brahimllari
Entela Ramosaço
Erjon Braçe
Ermonela Felaj
Ervin Hoxha
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafa
Fatmir Xhafaj
Florian Pullazi
Glindxhet Madhi
Halil Koloshi
Halit Valteri
Julinda Dhame
Kejsi Elezi
Klotilda Bushka
Mimi Kodheli
Mirgit Vata
Olta Xhaçka
Ornaldo Rakipi
Pandeli Majko
Persida Shkrepa
Plarent Ndreca
Roy Bashaj
Silda Çepe
Sofika Lleshi
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Ylli Shehu


