VIDEO/ 10 orë live, për 35 kandidatë! Rama falënderon ekipin: Isha më mirë se Fevziu, se ai bën ...
Kryeministri Edi Rama, pas podkastit martonë me kandidatët e Partisë Socialiste për deputet, ndau një mesazh ku falënderoi tre djemtë dhe vajzën që punuan gjatë gjithë ditës, për gati 10 orë për realizimin e Podkastit maratonë. Ai theksoi se misioni i vërtetë është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Ja pra, 9 orë e 43 minuta. Unë, një tavolinë, dy kamera, tre çuna dhe një person që iku për iftar dhe një kompjuter këtu, pa luajtur vendi. Fevzi, 80 të ftuar, Fevzi! Se ti i bën me regjistrim, pastaj bën sikur del live… 80 të ftuar, o Fevzi, për çfarë?
Për këtë (tregon pasaportën e Shqipërisë…shënim i redaktorit), kjo është Republika e Shqipërisë, dhe këtë do ta bëjmë European Union Republic of Albania dhe momentin që çdo shqiptar dhe shqiptare do ta marrë, atëherë askush nuk na sheh dot më nga lart poshtë, mua jo e jo se nuk më shohin dot, por asnjerin nga ju.
Dhe do të jemi që të gjithë larë përpara atyre që na e kanë lënë amanet Shqipërinë në maj dhe atyre që ua kemi borxh, të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Kështu që këtu jemi dhe tek fëmijët e këtij vendi dhe është Gresi (vajza në prapaskenë), që iku dhe erdhi me mijëra herë që të na mundësonte këtë maratonë,” tha Rama në mesazhin e tij.

