Dita e Verës në Tiranë/ Qytetarët ruajnë traditat, festojnë 14 Marsin
Dita e Verës mblodhi qindra qytetarë në Tiranë.
Shitësit ofruan produkte tradicionale, përfshirë ballokumen ëmbëlsirën simbol të festës.
Tregtarët vënë në dukje se ka një interes të madh për këtë produkt.
Dita e verës mblodhi qindra qytetarë në Tiranë.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit ishte në dispozicion të shitësve që tregtonin embelsirën simbol të festës por dhe produkte të tjera.
Tregtarët thonë se kurioziteti për të provuar ballokumen është i madh.
Qytetarët thonë se po i ruajnë traditat... Ballokumet, byrekun vijojnë t`i përgatisin në shtëpi.
Ardhjen e dites së veres e gëzuan më shumë të vegjëlit.
Festa e ditës së verës e cila shënon dhe celjen e luleve dhe ditët më të ngrohta prej vitesh është kthyer në një festë tradicionale, jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë.
