Mbaron pas një dekade “epoka” e Trudeau, Mark Carney betohet si kryeministri i ri i Kanadasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 19:05
Pas 10 vitesh në drejtimin e Justin Trudeau, Kanadaja ka një kryeministër të ri. Mark Carney, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, i cili është betuar si kryeministër i ri i vendit.
Carney fitoi garën për drejtimin e Partisë Liberale të Kanadasë, pas dorëheqjes së Justin Trudeau. Ai ka marrë një mbështetje të fuqishme, duke siguruar 85.9% të votave nga rreth 152,000 anëtarë të partisë, duke mposhtur rivalët e tij, përfshirë Chrystia Freeland, ish-zëvendëskryeministren dhe ministre e Financave.
Me këtë fitore, Carney nis një kapitull të ri në udhëheqjen e Kanadasë, duke pranuar detyrën për të udhëhequr vendin përballë sfidave të reja politike dhe ekonomike.

